Një automjet luksoz tip Range Rover është vjedhur në zonën e Astirit në kryeqytet, por është gjetur më pas i braktisur në Fushë-Krujë.
Automjeti në pronësi të shtetasit 37-vjeçar me inicialet S.Xh, u vodh rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën ‘Teodor Keko’, për tu gjetur më pas i brakstisur pas 4-orësh në zonën e Fushë-Krujës.
Në momentin që pronari i mjetit luksoz ka konstatuar vjedhjen, ka njoftuar policinë dhe ka vendosur në dispozicion të tyre GPS-in e automjetit duke ndihmuar në zbulimin e vendodhjes.
Pas 4 orësh ndjekje ‘Range Rover’ u gjet në Fushë-Krujë i braktisur. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të provës materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Mjetet luksoze janë vënë në shënjestër të hajduteve të makinave. Edhe 3 ditë me parë një tjetër mjet Range Rover u vodh në zonën e ish-Bllokut.