Një argjendari është grabitur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës.
Raportohet se persona të armatosur me Kallashnikov kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërcënuar punonjësit.
Dyshohet se kanë marrë një sasi floriri dhe janë larguar në dritën e diellit në mes të qytetit të Gjirokastrës.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton për zbulimin e autorëve.
(E.H/Faxweb.al)