Momente të sikletshme kanë qenë ato të kryeministrit Rama në përfundim të konferencës së përbashkët me Presidentin e KE-së Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel.
Ndërsa, njihet si pijedashës dhe nuk është hera e parë që shkon i dehur në takime të rëndësishme të nivelit të lartë, Juncker duke se e ka tepruar në konferencën e sotme.
Përveçse një bisede pa sens ku e pyet se nëse mbaheshin zgjedhjet në fund të prillit, moment në të cilin kryeministri Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se “zgjedhjet mbahen në qershor”, një moment tjetët tepër pikant mes palëve ka qenë edhe ai kur Juncker në fund të takimit, në vend të shtrëngimit të duarve, i është afruar Ramës dhe e ka puthur në faqe, duke e vënë në siklet këtë të fundit.
Biseda Rama-Juncker:
Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?
Rama: Qershor.
Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…
(Gazetarët qeshin)
Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.