Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e “Kinostudios” në katin e katërt të një pallati pranë Komisariatit numër 4 të Policisë.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy fëmijë. Ata u shpëtuan nga zjarrëfikësit, të cilët shkuan me urgjencë në vendngjarje.
Një 15-vjeçare si pasojë e asfiksisë është dërguar në spital. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë.
Në pamjet e mëposhtme shihet se si 15-vjeçarja e lidhur me litar, zbritet dy kate më poshtë, ku dritarja ishte e hapur.
https://www.youtube.com/watch?v=BJW4HVKy5f4&feature=youtu.be
(F.GJ/FAXWEB.AL)