Rey Manaj ka shënuar golin e parë të kuqezinjve këtë mbrëmje në ndeshjen që po luhet në shtëpinë e San Marinos.
Ashtu siç u paralajmërua dhe në konferencën për shtyp një ditë më parë, Shqipëria zbriti në fushë vetëm për tre pikët, pas humbjes 2:0 me Anglinë.
Gjithsesi, kundërshtari i lehtë në letër, nuk rezultoi ashtu në fushë, pasi u deshën plot 63 minuta që të çahej mbrotja e vendasve dhe të shënohej goli i parë.
(E.H/Faxweb.al)