Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Vrasës profesionistë me pagesë ekzekutojnë boksierin grek në Athinë, lihet i vdekur në vend në mes të rrugës

Greqia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Mbrëmjen e kaluar, mediat vendase shkruajnë se është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vota, në Metamorfosi, ku persona të panjohur kanë qëlluar 58-vjeçarin jashtë një “Fast Food”-i. Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, ku njëri ka qenë i bardhë dhe tjetri i zi.

Gjithashtu mediat greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ku viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërsa forca të shuma policie dhe një skuadër e krimeve kanë mbërritur te vendi i krimit, duke rrethuar zonën.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Greqia u trondit nga ngjarja shokuse ku grabitësit vranë mizorisht 20-vjeçaren Caroline Crouch, i dhunuan e lidhën bashkëshortin, ndërsa nuk prekën foshnjën e tyre 11-muajshe.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.