Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe Fundit

Video/ Vjedhje spektakolare në një dyqan të Tiranës, kamera regjistron grabitësin

Vjedhja pak ditë më parë, në një dyqan që shet syze optike në zonën e ish – bllokut, ka vënë në vështirësi shërbimet e komisariatit numër 2 të policisë së kryeqytetit.

Pavarësisht se nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dallohet qartësisht autori, policia nuk ka arritur të bëj të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Në këto pamje të siguruar nga tvklan.al  nga burime të policisë së Tiranës, duket qartësisht vjedhja e ndodhur nga një i ri rreth 20-25 vjeç, me datën 31 tetor në orën 19 e 46 minuta.

E gjithë ngjarja zhvillohet në 35 sekonda, ku në dyqan ndodhet shitësja, dy klientë që po blejnë dhe hajduti.

I kthyer me shpinë nga tre personat, por duke kontrolluar veprimet e tyre nëpërmjet pasqyrës, hajduti ka shfrytëzuar shpërqendrimin e shitëses, e cila po i tregonte klientes me pallto të kuqe, disa lloje syzesh, dhe ka arritur t’i marr portofolin në tryezën e punës.

Duke qëndruar qetësisht përballë tyre, autori e ka fshehur portofolin poshtë rrobave në fundshpinë.

Sipas dëshmisë në vendngjarje në portofol ndodheshin një sasi parash dhe të gjitha dokumentet e identifikimit të shitëses.

Forcat e komisariatit numër 2 të policisë duke u nisur nga këto pamje të publikuara kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, i cili dyshohet të ketë kryer dhe disa vjedhje të tjera në zonë.

Për çdo informacion të vlefshëm qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112 të policisë. / tvklan.al

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...