Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, është zënë “ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.
Aktivisti, Omar Salem, i cili është pjesë e Partisë Laburiste është kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson.
Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.
‘”Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit.
Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa është shoqëruar me shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.
Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.