Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Udhëtonin drejt Spanjës vetëm për të vjedhur, arrestohen 3 shqiptarët që nuk pyesnin për kamera sigurie

Policia Spanjolle ka arrestuar tre shqiptarë të specializuar në vjedhjen e banesave dhe mësohet se ata janë të moshave 25 dhe 30 vjeç,  ndërsa kishin hyrë në territorin e këtij shteti në tetor të këtij viti, periudhë gjatë së cilës kryen edhe grabitjet.

ZXonat ku ata i realizonin vjedhjet ishin ato në periferi të Madridit dhe pas hetimeve u mësua nga autoritetet se fillimisht udhëtonin me automjete të transporteve publike, duke pikasur shtëpi apo vila të ndryshme, në të cilat  nuk ndodheshin pronarët e tyre.

Ajo çfarë vihej re në aktivitetin e tyre kriminal kishte të bënte me faktin se pasi kishin gjetur vilat e pabanuara, të tre nuk pyesnin nëse kapeshin nga kamerat apo sistemet e alarmeve të vendosura pranë banesave por mësynin brenda tyre.

Grabitësit futeshin nëpër banesa duke hyrë fillimisht dyerve ose dritareve te kateve përdhese ndërsa kryesisht ata vidhnin bizhuteri, sende me vlerë, kamera dhe paratë që mund të gjendeshin në banesa.

Mësohet se shqiptarët nuk qëndronin për një kohë të gjatë në territorin spanjoll,  por pasi kryenin vjedhjet, largoheshin nga Spanja përmes rrugëve tokësore.

Autoritetet spanjolle nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarëve, por kanë njoftuar se 3 shqiptarët janë vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente gjyqësore, të cilët kanë lënë në burg anëtarët e këtij grupi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close