AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ U tha që është sëmurë, kryeministri Edi Rama shfaqet për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Samitit të dytë midis Shqipërisë, Serbisë dhe vendit pritës, ndërsa është konsideruar nga palët si “Mini-Shengen Ballkanik”, por që jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë dakort me këtë gjë.

Këtë të paktë nënkupton reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shkruan se kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë ditën e sotme qarkulluan lajme se Rama ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të daljeve të tij të rralluara, por edhe të mospjesmarrjet e tij në disa takime edhe aty ku ishte konfirmuar pjesmarrja.

Nga ana tjetër ai u përgjigj teksa thoshte se ishte rrugës për Maqedoni të Veriut, se kur del shpesh thonë se ngeli në televizor ndërsa kur nuk del thonë po pse nuk del, por kjo nuk ishte një përgjigje e prerë nga ana e tij nëse ka vërtetë probleme shëndetësore apo jo.

Ndërsa videon e mëposhtme është vetë Rama që e ka publikuar në rrjetet sociale, gjatë takimit me Vuçiç dhe Zaev teksa shfaqet për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan për shëndetin e tij

“OHËR – Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve🤝”, shkruan Rama krah videos.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *