FlashSportTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ U kapen duke thithur tullumbace me helium, klubi anglez nis hetimet për futbollistët

Pushimet e dimrit shërbyen për lojtarët e futbollit për t’u relaksuar sadopak pas një sezoni tepër të ngjeshur.

Disa vendosën t’i kalojnë ato me familjen e tyre ndërsa disa të tjerët vendosën që të udhëtojnë.

4 futbollistë të skuadrës së Brighton në Angli vendosën që të udhëtojnë drejt Spanjës për kaluar disa ditë pushimesh.

Mirëpo ky udhëtim nuk i ka shkuar siç duhet pasi ata janë filmuar duke thithur tullumbace me helium, në një lokal nate.

Shane Duffy, Pascal Gross, Leandro Trossard dhe Alireza Jahanbakhsh tashmë ndodhen në telashe pasi klubi i tyre ka hapur hetimet.

Në Britaninë e Madhe ky lloj gazi është i ndaluar pasi mbidoza e saj shkakton probleme me koordinimin, sulm në zemër apo edhe një vdekje të papritur.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *