Një helikopter është përplasur me një ndërtesë në New York pak minuta më parë, në rrethana ende të panjohura. Sipas mediave ndërkombëtare, bazuar në informacionet paraprake nga policia bëhet me dije se në bordin e helikopterit ishte vetëm piloti, i cili ka humbur jetën nga aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në Manhatan, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar nga ngjarja. Rreth 100 zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë është bërë evakuimi i gjithë ndërtesës ku ka ndodhur aksidenti edhe i një ndërtese tjetër ngjitur.
Kathleen Bergen, një zëdhënëse për Administratën e Aviacionit Federal në një prenoncim për media ka bërë me dije se helikopteri Agusta A109E u rrëzua rreth orës 13:45. ET në çatinë e 787 Ave 7, tha Bergen.
“Kontrolluesit e trafikut ajror të FAA nuk e trajtuan fluturimin,” tha ajo.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton rrëzimin dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit është shprehur Bergen.