Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Video/ “Ti kërkojë falje Ramës!”, çfarë ka deklaruar Albin Kurti për Gent Cakajn dhe për Baton Haxhiun

Fitorja e Albin Kurtit dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditën e sotme.

Pas fitores së Albinit, ka reaguar edhe analisti Baton Haxhiu i cili u shpreh se Kurti tashmë duhet t’i kërkojë falje kryeministrit Edi Rama për sulmet dhe fyerjet që ka bërë ndaj ministrave të Shqipërisë, veçanërisht ndaj Gent Cakajt, ministër i Jashtëm në detyrë.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Por çfarë ka deklaruar kreu i LVV për ministrin e Jashtëm Gent Cakaj? Gjatë një interviste në datën 4 shkurt 2019, Kurti doli publikisht në mbështetje të prostestës së studentëve kundër kryeministrit Rama.

Ndërkohë që gjatë prononcimit për mediat Kurti u shpreh edhe për zgjedhjen e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme shqiptare, duke thënë se në të dy anët e kufirit mund të ishin gjetur njerëz më me përvojë dhe eksperiencë se ai.

“Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.”- pati deklaruar Kurti.

Ndërkohë për analistin Baton Haxhiu, Kurti u shpreh se ai është njeriu më i urryer në Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb.

“Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij.“- deklaroi Kurti.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *