Një incident ka ndodhur gjatë fushatës së Rilindjes në Bulqizë ku një qytetar i revoltuar ka ndërprerë kandidatin për deputet Melaim Damzi dhe ka filluar të flasë i revoltuar.
Qytetari thotë se personi në fjalë ka qenë katër herë kryetar bashkie dhe nuk i ka mbajtur premtimet për të bërë kanalet e ujërave të zeza apotë sjellë ujë të pijshëm.
Ai më tej thekson se kandidatët e Rilindjes kanë shkuar aty për të vazhduar të gënjejnë. Në fund ai pranon ta ulë mikrofonin vetëm për respekt të bashkëfshatarëve të tij.
“Po do të them i gjo, unë dua që kur të vini ju për vota, se ne jemi popull. Në radhë të parë deputeti që ju keni në krah, ka qenë 4 herë kryetar bashkie. Na ka premtu, jo mu. Popullit. Do t’u bëj kanalet e ujërave të zeza dhe do t’ju bie ujë të pijshëm. Jo që nuk boni kanale e nuk solli ujë të pijshëm por nuk u pa fare. Nuk e di nga ishte, nga shkoi, çfarë bëri. Por na rreni mor, 4 vjet a ju pru ujë? Apo po rrej? A keni ndërmend me e ndihmu kët popull, apo vini këtu e i thoni këtij populli “vizion”, kto ngelën stop. Ne jemi popull, taksapagues. Punoni për kët popull, se s’keni punu për 8 vjet. Ma dha mu mikrofonin nuk ta dha ty. Mos ma kini merak se ti ke ardh për të rre’. Ok po e lej për të respektu katunarët e mij, por që e keni rrejt kët popull, e keni masakru kët popull, o ku ku nona… ”-i thotë ai ndër të tjera.
View this post on Instagram
(E.H/Faxweb.al)