Festivali Veror i Librit Durrës nis me një incident mes përfaqësuesve të kampit të muxhahedinëve të Manzës dhe stendës së hapur nga Gjergj Thanasi, i cili sipas protestuesve është mbështetës i pushtetit diktatorial në Iran.
Protesta ishte e mirë menduar nga ana e opozitarëve iranian të cilët nuk u ndalën deri kur u mbyll stenda e hapur në Festivalin Veror të Librit në Durrës.
Përplasja mes tyre ka qenë e vazhdueshme në mënyrë verbale dhe sot degradoi në dhunë fizike.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe shoqërimi i personave nga të dyja palët që të qetësohej situata.Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë dhe nuk dihet nëse stenda do të hapet në ditët në vijim.