Pavarësisht dominimit të Florian Markut në përballjen ndaj anglezit Stjuart, gjyqtarët e këtij dueli, habitën me vendimin e tyre, teksa dhanë verdiktin që kjo ndeshje të përfundonte në barazim duke i vjedhur kështu fitoren e merituar luftëtarit shqiptar.
Në prononcimin pas këtij dueli, Marku u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim, duke deklaruar:
“Boksi është për ta goditur kundërshtarin në fytyre dhe jo në dorëza. Çfarë bëri ky gjatë tërë ndeshjes?! Nuk me godit asnjëherë në fytyrë. Ky gjykim është qesharak. A e dinë gjyqtarët çfarë do të thotë për mua një barazim. A janë duke bërë shaka gjyqtarët apo çfarë? Po ma shkatërrojnë karrierën”, deklaroi Marku i irrituar.