Sot në qytetin e Shkodrës është hapur qendra e dedikuar për vaksinimin e të moshuarve, ndërkohë që në qytet pritet të mbërrijë edhe kryeministri Rama për të vëzhguar ecurinë e procesit.
Por ndërkohë që të moshuarit janë mbledhur në numër të shumtë për të kryer vaksinimin, vihet re se nuk janë respektuar distancat e nevojshme për t’u mbrojtur nga përhapja e Covid-19. Në këtë situatë ka ndërhyrë policia e qarkut duke këshilluar të moshuarit që mos të mblidhen në vende ku mbajtja e distancës është e pamundur.
Dëshira e të moshuarve për t’u vaksinuar ka bërë që mos të respektojnë rradhën dhe distancën për t’u futur në qendrën e vaksinimit e cila siç duket edhe në videon e mëposhtme nuk lë shumë hapësirë për ruajtjen e distancës ndërmjet tyre.
Policia ka ndërhyrë pasi janë njoftuar që në qytet do të vinte Kryemnistri Edi Rama. Pas publikimit të videos nga Fax News, shihet se tanimë qendra e vaksinimit është boshatisur përpara mbërritjes së Ramës në qytet.