AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Taksisti nga Gramshi ofendohet nga fjalët më banale nga policia e bashkiake

Dhunimi dhe ofendimet nga policia e Elbasanit si ajo e qarkullimit dhe bashkiake janë bërë të zakonshme ndaj qytetarëve të Gramshit.

Në pamje do të shihni një taksist i cili ka 18 vite në këtë profesion, ndërkohë që është me dokumenta të rregullta sipas legjislacionit shqiptar të miratuar nga Ministria e Transportit dhe pushteti vendor, i cili gjobitet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur sot në Elbasan pranë një qendre tregtare, ku mjeti tip Volzvagen Sharon me targa të verdha taksi AB 276 T ka qenë i parkuar.

Pranë mjetit kanë mbërritur rreth 10 punonjës të policisë bashkiake me një karrotrec ku kanë marrë mjetin me forcë duke mos e lejuar drejtuesin të bënte veprimin as më minimal, që të ulte frenat e dorës, për mos tu dëmtuar mjeti, por e kanë ofenduar nga fjalët më banale.

40 vjeçari Edmond Hasa, kryefamiljar i vetëm që punon për familjen me 6 anëtare dhe me mjetin mundohet të sigurojë bukën e gojës.

Veç ofendimeve dhe marrjes së mjetit duke e dërguar në pikën e bllokimit i vendosin edhe një gjobë nëqind mijë lekë duke e justifikuar se keni psagjerë në kthim.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *