Në 4 maj nis zyrtarisht në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 21”, e cila do të zgjasë deri në 9 qershor, me vendin tonë që është një nga 12 vendet pritëse të stërvitjes amerikane më të madhe që është zhvilluar në Shqipëri.
Të tjera mjete kanë zbarkuar ditën e sotme në Portin e Durrësit, për t’iu bashkuar mjeteve të rënda që kanë mbërritur më parë në Shqipëri.
Lajmin e bën me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shkruan që gjithçka është gati për çeljen e stërvitjes së përbashkët më të madhe të zhvilluar në Shqipëri nga uhshtria amerikane.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithcka gati për të celur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuader te NATO, Defender Europe 21”, shkruan Peleshi.
(E.H/Faxweb.al)