Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Video-skandali seksual i ambasadorit me zyrtaren e qeverisë? Një tjetër diplomat pritet të shpallet ‘non-grata’

Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta ndërmori një akt që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në rangje të tilla, ku shpalli ‘non-grata’ në Presidencë, ambasadorin e OSBE-së, Bernd Bochardt e për këtë vuri në dijeni edhe eprorët e tij.

Ndërkohë, me sa duket Borchardt do të ‘harrohet’ shumë shpejt për gjestin e tij ndaj protestuesve të Unazës së Re para Drejtorisë së Policisë Tiranë, pasi një skandal tjetër pritet të bëhet publik në kohën e duhur sipas “Gazeta Koha Jonë” ku është i përfshirë një ambasador i huaj i akredituar në Tiranë.

Burime të rezervuara të kësaj gazete bëjnë me dije se edhe një ambasador tjetër është në listë. Akoma dosja e tij nuk është plotësuar, por janë gjetur fatura, regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik si dhe flitet se zotërohet dhe një video seksi me një zyrtare të lartë të qeverisë socialiste.

Ndërkohë që emri i tij nuk është bërë publik, mbetet të presim që të mësojmë kush është si dhe lidhjen detaje të tjera rreth  zyrtares që është përfshirë në këtë skandal.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *