Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, pak ditë më parë deklaroi se ministri Cakaj u ka hequr lojtarëve kuqezi dekorimin me pasaportat diplomatike.
Gjatë një intervsite për gazetaren e Fax News, Klevisa Alinani, mbrëmjen e kaluar pas ndeshjes Shqipëri-Islandë, ku foli për triumfin e kombëtares, Lila deklaroi se është 100% e vërtetë.
Është e vërtetë që janë hequr pasaportat diplomatike?
Andi Lila: “Do flas në një moment tjetër, por kjo është e vërtetë 100%. Mbas vrullit dhe zalamahisë që u bë këto dy ditë po na japin një përgjigje dhe thonë se nuk i kemi hequr. Shpresoj që të jenë të vërteta, por vendimi është marrë shpresoj që ta kthejnë.”– u shpreh Lila.
Kujtojmë se ministri Jashtëm Gent Cakaj, teksa uroi kombëtaren për fitoren u shpreh se lajmi është shpërndarë është “hava”, duke përgënjeshtruar kështu deklaratën e futbollistit.
(M.Q/Faxweb.al)