Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video skandali, jep dorëheqjen zv.kancelari i Austrisë

Zv. kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi daljes në dritë të një videoje e cila e përfshiu atë në një skandal korrupsioni.

Video tregonte se si z. Strache diskutonte kontratat e qeverisë me një investitor të dyshuar rus në këmbim të mbështetjes së fushatës.

Gjatë deklaratës së tij të dorëheqjes Z. Strache tha se ministri i transportit Norbert Hofer do ta zëvendësojë atë.

Ai tha se po largohej për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të qeverisë dhe pretendonte se ai ishte “viktimë e një sulmi politik të synuar”.

Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë pritet të japë një deklaratë për këtë çështje së shpejti.

Video dyshohet se u filmua në ishullin spanjoll të Ibiza në vitin 2017, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve që e çuan z. Strache drejt pushtetit.

Ajo u publikua të premten në një raport të përbashkët nga Der Spiegel dhe të përditshmes Süddeutsche Zeitung.

Është ende e paqartë se kush e krijoi takimin dhe kush e filmoi atë.

Pamja tregon z. Strache dhe Johann Gudenus – gjithashtu një politikan i Partisë së Lirisë – duke folur me një grua që pretendonte të ishte mbesa e një oligarku rus. Ajo i tha palës që ajo po kërkonte të investonte në Austri.

Të dy politikanët mund të shihen teksa tymosin duhan dhe konsumojnë alkool ndërsa janë rehatuar në kolltuk.

Gruaja ofrohet për të blerë një aksion 50% në gazetën austriake Kronen-Zeitung dhe t’i ofrojë besnikërinë e saj editoriale në Partinë e Lirisë.

Z. Strache përmendi dhe disa emra gazetarësh të cilët do të duhej të largoheshin nga gazeta.

Ai gjithashtu duket se sugjeron që mund të ofrojë kontrata publike në këmbim të kësaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *