Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

(VIDEO) Skandali i mbledhjes në Bashki, Çollaku në Fax News: Jemi përballë një situatë ekstreme

Kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, i ftuar në Fax News ka denoncuar heqjen e fjalës së opozitës gjatë mbledhjes ku po diskutohej për ndihmën ekonomike.

Gjithashtu Çollaku u shpreh se nuk mund të jenë më  pjesë e vendimeve të manipuluara dhe se jemi përballë një situatë ekstreme dhe situatat ekstreme duan përgjigje ekstreme.

“Ne shkuam në seancë, sepse bëhej fjalë për një emergjencë humanitare. Ne vajtëm për të votuar ndihmën ekonomike. Kërkuam një respektim apo informacion për kriteret e përzgjedhjes. Reagimi ishte një humbje kontrolli totale. Humbja e kontrollit është shenjë pakiniku.

Salla ishte e braktisur nga çdo lloj kamere. Maxhorancë nuk ka më në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Minimum i masave që do të marrim do të jetë bojkoti. Ne për pak ditë do të bëjmë publik qëndrimin tonë. Nuk mund të jemi pjesë e vendimeve të manipuluara. Qëndrimi ynë do të ripozicionohet që nga sot. Jemi përballë një situatë ekstreme dhe situatat ekstreme duan përgjigje ekstreme. Do të mbledhim forumet tona, aleatët dhe do të dalim në një njoftim.”

Gjithashtu Çollaku falenderoj televizioni Fax News për hapsirën që i është dhënë pasi sipas tij ka një manipulim të mediave pro qeveritare, pasi ka një censure dhe as vetë televizoni publik nuk ishte për të ndjekur mbledhjen.

Ndërkohë më herët në Facebook Çollaku ka publikuar një video nga mbledhja në Këshillin bashkiak.

Postimi i plotë

Nje skandal ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak ne Tirane.
Tema qe do te shqyrtohej ishte ndihma familjeve ne nevoje.
Grupi i keshilltareve demokrate vajten ne mbledhje me vullnetin e plote per ta votuar pro ndihmen ekonomike. Grupi i keshilltareve demokrate dhe opozita ishte e vendosur te zhvillonte nje debat konstruktiv duke kerkuar informacion dhe vene theksin te kriteret se si kjo ndihme do te shperndahej,per te shmangur selektivitetin politik e klientelist me perzgjedhjen e familjeve ne nevoje.
Sapo si kryetar i grupit keshilltareve demokrate mora fjalen per te mbeshtetje dhe kerkuar informacion per rendin e dites dhe procedurat e pergatitjes se materialeve,kryetari socialist i Keshillit Bashkiak Aldrin Dalipi,ne nje shperthim nervash te ezauruara,nderpreu dhunshem fjalen e kryetarit te grupit opozites.
Marrezia shkoi me tej. Pa miratuar rendin e dites nxitoi te hedhe ne votim vendimet e propozuara.
Nje rast skandaloz abuziv me te drejten e fjales se opozites qe e ka burimin te klima manipulative dhe instalimi i nje sistemi korruptiv me Qeverisjen e Tiranes.
Opozita do te marre vendimet saj lidhur me kete situate harbute e abuzive ne Keshillin Bashkiak Tirane dhe ne Qeverisjen e Tiranes.

(Me poshte ne video nje pjese e skandalit te sotem ne Keshillin Bashkiak Tirane)

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *