AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Si në një përrallë, djali i propozon të dashurës nëpërmjet filmit “Bukuroshja e Fjetur”

Harrojini propozimet me në sfond kullën Eiffel apo ballkonin e dashurisë së Romeo & Zhulietës. Lee Loechler ka vendosur një standart të ri propozimi, që duhet vërtetë një mendje shumë – e theksojmë – shumë kreative për të sjellë diçka më emocionuese se kaq.

Lee e ftoi të dashurën e tij, Sthuthi David, në një kinema për të parë filmin e saj të preferuar të animuar. “Bukuroshja e Fjetur” nuk ishte shfaqur kurrë me një princeshë ezmere dhe një princ me sy që i shkëlqenin. Teksa po shihte skenën ikonike, fytyra e Shtuthi-t ka marrë një pamje habie. Pse personazhet e animuar po i ngjasonin me dy persona që ajo i njihte shumë mirë?

Për 6 muaj me radhë, Lee kishte punuar që personazhet të dukeshin si çifti në jetë reale, ndërsa një punë intensive ishte bërë edhe për devijimin e linjës së historisë. Princi i propozoi Bukuroshes së Fjetur duke mbajtur një kuti me unazë në dorë, të cilën e hodhi jashtë kuadrit, për të përfunduar në duart e Lee si publik në sallë.

Nuk do mend që Sthuthi ka mbetur e habitur, duke mos rreshturi së thëni: “O Zot!” Më pas, ajo ka thënë me humor: “Të shkrehtët njerëz”, duke iu referuar pjesës tjetër të publikut. Por aty ka mësuar se surprizat nuk kanë patur fund: të pranishmit në sallë ishin vetë familjarët dhe miqtë e çiftit. E si mund të mos i thuash “Po” një propozimi të tillë?

Si skenë filmi, apo jo?

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *