Është publikuar video e personave të arrestuar të klanit Bajri që operonin në zonën e Shodrës. Në total për këtë ngjarje janë arrestuar 11 persona, në Tiranë, Shkodër dhe në Hollandë.
Ata akuzohen për një seri veprash penale, nga vrasja me paramendim, te trafiku i lëndëve narkotike apo trukimi i ndeshjeve të futbollit.
Në video shihen në disa momente dhe armët që të arrestuarit kanë pasur në momentin e ndërhyrjes së policisë.
Safet Rustemi shihet teksa del nga një garazh në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, pasi nuk u gjet në banesën e tij në Dobraç.
11 personat e arrestuar në tre aksione të ndryshme janë:
Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë
Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=cXAW22dyBqw&feature=youtu.be