AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ Shtohet bilanci nga aksidenti tragjik në Shijak, vdesin dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hardhishtë, në Shijak.

Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin për pasojë kanë humbur jetën të dy drejtuesit e mjeteve.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *