AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Shkollës të sapo rikonstruktuar i vihet shiriti i kuq në derë, nxënësit nuk dinë se ku do të ndjekin mësimin

Në pamje të parë, fasada e shkollës 9-vjeçare tregon se është kryerrikonstruksion me cilësi, ndërsa kryqi i vënë në hyrje të saj, është vlerësuar se ka rrezikshmëri për nxënësit e fshatit. Banorë të ndryshëm pohojnë se fondi i rikonstruksionit të shkollës, ka qenë një shumë e  konsiderueshmë, por si duket punimet nuk kanë patur parametrat e duhura.

Tashmë nxënësit e Borizanës në Krujë do vijojnë mësimet në një tjetër ambjent nga që shkollës së tyre i është vënë shiriti. Për këta nxënës vështirësohen kushtet nga që ata do lërgohen nga fshati për të fituar dijet në një tjetër shkollë. Banorë nga fshati të thonëpër Fax News se ende nuk e dinë për fëmijët e tyre se në cilën shkollë do zhvendosen, referuar dhe kushteve të stinës dimërore me të cilën vështirësohet më shumë mundësia për  ndjekjen e procesit mësimor.

Pak ditë më parë shkolla 9-vjeçare  në Thumanë është rrafshuar nga shembja që i shkaktoi tërmeti, ndërsa dhe kjo e Borizanës ka të njëjtin fat, ndonëse përflitet për investime me vlera të medha rikunstruksioni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *