Partizani ka arritur të shpallet kampione e Super Kupës, pasi mundi Kukësin në finale.
Futbollisti i Partizanit, Braun u kthye në një protagonist të vërtetë për skuadrën e Partizanit.
Xhamajkani arriti të realizoi tre gola për skuadrën e “demave të kuq” duke përmbysur i vetëm ndeshjen.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1, Esat Mala shënoi për skuadrën e Lerdës ndërsa Musta arriti që të barazoi takimin.
Në pjesë e dytë Musta shënoi përsëri për skuadrën kuksiane duke i çuar shifrat në 2-1.
Kur po pritej që ndeshja të mbyllej, Braun barazon takim duke i çuar skuadrat në shtesë.
Por në shtesë lojtari i transferuar këtë verë tek Partizani do të kthehej në njeriu kyç të ndeshjes.
Braun arriti që të shënoi dhe dy herë të tjera për skuadrën e tij, duke e përmbysur krejt takimin.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 4-2, me Partizanin që e ka nisur ë mënyrën e duhur këtë edicion të ri futbollistik.