Regjistrimi i ciftëlisë në Unesco nga ana e Iranit, aty ku njihet me emrin dotar, ka sjellë shqetësimin e muzikologëve dhe studiesve të fushës, të cilët paralajmërojnë rrezikun që mund të vijë për ventijen e kulturës dhe humbjes së vlerave të trashëgimisë kutlurroe.
Kompozitori dhe muzikologu Mark Luli, që në studion muze të tij ka reth 122 instrumente na tregon një nga ciftelitë më të vjetra shqiptare, që daton që në vitin 1860.
Duke bërë një krahasim me kulturat e vendeve të tjera, sidomos me ato që tanimë kanë marrë në mbrojtje ciftelinë dhe lahutën, kompozitori Luli shprehet se përgjegjësia kryesore është institucionale dhe vjen nga pakujdesia dhe mosinteresi shtetëror .
“Moren lahutën, do marrin ciftelinë, s’do kemi asgjë, jemi një popull me kulturë shumë të lashtë, këtu fatkeqësisht kanë ndodhur çudira, ndonjë ditë do të na privatizojnë edhe ajrin. Kështu po na marrin dhe qytetet antike si Butrinti, me Apolloninë, do na marrin dhe Lezhës, Lisusin e vjetër, ne jo vetëm që nuk dimë ti mbrojmë po ndoshta dhe nuk i interesojnë dikujt për ti mbrojtur”, shprehet Luli në një intervistë për gazetaren e Fax Neës Edona Haklaj.
Shqetësimi i ekspertëve të fushës nuk lidhet vetëm me instrumentet, por në tërësi për trashëgiminë kulturore të vendit, e cila përvecse në harresë duket se dita ditës po shkon drejt humbjes.