Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

(VIDEO) “S’e bëra me të keq, sa do ikja djathtas, m’u kthye makina majtas”, del para gjykatës personi që terrorizoi qytetarët në sheshin Skënderbej

Ditën e sotme është paraqitur para gjykatës, shtetasi Arben Mema i cili ditën e 25 Prillit hyri me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe tentoi të shtypë njerëz.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për Arben Memën, i cili dyshohet se ka vepruar nën efektin e lëndëve narkotike.

Shoku i Memës, Sali Xhepa ka deklaruar ditën e djeshme se i kishte lënë makinën e tij për një xhiro.

Ndërsa Arben Mema tha se nuk e kishte bërë me qëllim atë që ndodhi. Ai u shpreh se akoma nuk i kishte dalë pija dhe se makina i kishte dalë jashtë kontrollit në momentin që hyri në shesh.

“Se bëra me të keq, do ikja djathtas, mu kthye makina majtas. S’më ka dalë ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”- tha Arben Mema.

Arben Mema të dielën e zgjedhjeve u fut me makinën e tij në sheshin Skënderbej, duke thyer barrierat e vendosura, dhe duke vënë në rrezik jetën e dhjetra qytetarëve.

Ai po bënte manovra të rrezikshme me mjetin e tij, ndërsa fatmirësisht u neutralizua nga një kalimtar i rastit, i cili u hodhë në xhamin e shoferit, dhe bllokoi lëvizjen e Memës.

Në momentin e ndalimit Memës iu gjet një sasi e vogël hashashi, ndërkohë që dyshohet se ai ishte përdorues droge.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.