06:48 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Video/ ”S’du me ja pa surratin Gramoz Ruçit, më vrau djalin me snajper”, akuza e fortë e nënës së dëshmorit të demokracisë

11:05 | 02/04/2019
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ ”S’du me ja pa surratin Gramoz Ruçit, më vrau djalin me snajper”, akuza e fortë e nënës së dëshmorit të demokracisë

2 Prilli shënon në Shkodër 28-vjetorin e demostratës antikomuniste, në të cilën u vranë katër të rinj. Në një prononcim për Fax News, nëna e Besnik Cekës, një prej dëshmorëve të demokracisë, akuzon Gramoz Ruçin si urdhëruesin e vrasjes së 4 të rinjve.

‘’Për ngjarjen e dy Prillit gjithkush mund ta dijë sesi ka ndodhur, Shkodra atë ditë ka përjetuar një tmerr, as lufta e dytë botërore nuk ka ndodhur ashtu si e bëri Gramoz Ruçi këtu. Edi Rama nuk e don Shkodrën, se Shkodra është e para që i dha shkëndijën demokracisë.

Djemtë tanë u vranë me snajper me urdhër të Gramoz Ruçit që ishte ministër i brendshëm. Shumë mirë e përmend 21 Janarin, pse nuk e përmend 2 Prillin. Unë kërkoj që Gramoz Ruçi të mos jetë më në Kuvend.

Djemtë tanë ranë për një demokraci të pastër, jo për një Shqipëri të mbytur me drogë dhe me korrupsion. Unë jam e zhgënjyer sa herë e shoh në Kuvend, nuk dua me ja pa surratin”, shprehet nëna e Besnik Cakës.

Kujtojmë se katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte në 2 Prill të vitit 1991. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Ndërkohë që sot në Shkodër për të kujtuar 4 dëshmorët e demokracisë është i pranishëm dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili: Të dashur familjarë të 4 dëmshmorëve, e nderuar zonja Voltana. Të nderuar qytetarë shkodranë. 28 vite më parë diktatura komuniste vendosi të hakmerrej. 4 qytetarë, të rinj që qyteti i veriut tronditi regjimin, u identifikuan dhe u vranë nga bisha që po jepte shpirt. Dita e sotme është kujtesë se rrënjët e të keqes nuk thahen.

Ato ushqehen me vesin dhe krimin e pandëshkuar. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë po ia merr frymën një mish, një monstër me krimin. S’kemi nxjerrë përgjegjësinë e 2 prillit. 2 prilli, shenjë e lidhjes së krimit me qeverinë. Ne ikëm nga ajo strofullë e krimit. Po të mos iknim do ishte njësoj, por në anën e kundërt, jo në anën e Arben Brocit por në anën e komitetit të krimit.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: 2 prill-masakra e shkodresgramoz ruci me vrau djalinnena e besnik cakes
Pas

‘Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë’ Elhaida Dani reagon ashpër ndaj komentuesit

Para

Masakra e 2 Prillit, Basha nga Shkodra: Ta harrojnë se mund të mbajnë Shqipërinë pa zgjedhje

Para
Masakra e 2 Prillit, Basha nga Shkodra: Ta harrojnë se mund të mbajnë Shqipërinë pa zgjedhje

Masakra e 2 Prillit, Basha nga Shkodra: Ta harrojnë se mund të mbajnë Shqipërinë pa zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.