Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ Rudina Hajdari flet si qytetare, me mandat deputeteje (Jep mesazhe të paqarta)

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot në Shkodër, dhe duket se ende nuk është kthjelluar enDe se çfarë do të bëjë me mandatin e saj.

E pyetur nga gazetarët nëse mesazhet që dha për 8 Mars ishin si deputete, Hajdari tha se po fliste si qytetare e Shqipërisë.

‘’Kam ardhur këtu si qytetare e Shqipërisë”, është shprehur Hajdari, teksa shtoi se gratë dhe vajzat japin kontributin e tyre në anëtarësimin e vendit në BE.

Gjatë gjithë vizitës së saj në Shkodër, Hajdari është shoqëruar nga ambasadori i BE-së Soreca, dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave në vendin tonë.

Hajdari bëri një reagim në ditët e para të lënies së mandateve nga opozita dhe tha se do të merrte kohë për vendimin e saj, po duket se edhe pas tre javësh nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *