Një pemë është rrëzuar në qendër të qytetit në Shkodër dhe për pasojë ka dëmtuar një mjet tip furgon. Pema është rrezuar në lagjen Rus dhe shkak i rënies së saj është mungesa e krasitjes.
Nga rrëzimi i pemës janë rrezikuar edhe kalimtarët e rastit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.