AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Rama pritet me protesta në Korçë. Banorët tentojnë bllokimin e rrugës, përplasje me policinë

Kryeministri Rama i  është drejtuar qytetit të Korçës për të mbajtur një takim elektoral rreth ores 18:00 për të prezantuar kandidatin për kryetar nga radhët e socialistëve Bashkie të Devollit.

Protestues dhe militant të Partisë Demokratike kryesisht në Devoll të grumbulluar në aksin Korçe-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, janë duke e pritur kryeministrin me protesta, ndërsa do të synojnë të bllokojnë eskortën e tij.

Përplasje ka pasur edhe midis tyre dhe kordonit të policisë, të vendosur aty për të penguar protestuesit të blokojnë rrugën, mirëpo situata nuk ka degraduar aq sa të mund të tejkalojnë kordonin e policisë. Përplasje me policinë ka patur edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili i është drejtuar me tone të ashpra një efektivi policie, duke i kërkuar të mos provokojë situatën. Ndërkohë bëhet me dije debate ka patur edhe kryetari i bashkisë Devoll, Bledjon Nallbati për shkak se ky i fundit u shty nga polici.

Në mbështetje të qytetarëve veç Salianjit, janë dy ish-deputetët e tjerë të opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, ndërsa mësohet se përeç numrit të madh të efektivëve, së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Pjesë nga debati:

Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët

Salianji-Gjovalin Lokës: Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës

Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *