Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me Princin e Kurorës, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Rama bën të ditur se në thelb të bisedës me Princin e Kurorës është ndihma për rindërtimin e dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj .
Në raportin e fundit të qeverisë dëmet e tërmetit shkatërrimtar llogariten në 985 milionë euro. Në pamundësi ekonomike për t’i përballuar vetë dëmet e tërmetit, më 17 shkurt do zhvillohet Konfereca e Donatorëve në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit.