Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Video/ ”Qytetarëve iu ka vajtur ku nuk mban më”, kërcënon Dasho Aliko: Do i pengojmë zgjedhjet me çdo çmim!

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, dhe njëherësh ish-kryetar i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko në një intervistë të dhënë për gazetaren e Fax News Ervina Shehaj, ka treguar skenarin që do të ndjekë opozita për pengimin e zgjedhjet në 30 Qershor.

Aliko u shpreh se të gjithë intelektualët e Gjirokastrës janë të gatshëm që të bëjnë edhe burg, vetëm e vetëm që zgjedhjet farsë të mos mbahen.

‘’Ato janë zgjedhje partiake, nuk janë të pushtetit vendor, pasi zgjedhjet për pushtetin vendor bëhen vetëm me dekret të presidentit. Ne nuk do të lejojmë me çdo çmim, në asnjë rast dhe në asnjë qendër votimi, që ato votime të mbahen, pasi rikthehet regjimi i viteve 45-90. Plot vuajtën njerëzit nga ai sistem, ne do të përpiqemi me të gjitha mjetet që të ndalojmë këtë farsë.

Unë do bëj burg, për të mos lejuar zgjedhje farsë, na janë bashkuar dhe intelektualët e qytetit. PS mund të bëjë zgjedhje vetëm në selinë e saj, zgjedhjet për pushtetin vendor nuk është i saj, prandaj qytetarët nuk do të votojnë, dhe do ti bojkotojnë ato zgjedhje. Njerëzve iu ka vajtur ku nuk mban më, nga ekonomia, nga largimet e të rinjve, dhe nuk do ta lejojnë më këtë farsë”, u shpreh Aliko.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *