Qyteti i Beratit është tashmë në listën e kuqe të të prekurve nga COVID 19 dhe ka filluar që të ndërmarre masa ekstreme për mospërhapjen e tij.
Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Beratit ka dalë mëngjesin e sotmë me një lajmërim ku detyron të gjithë tregtarët e fruta-perimeve të mbulojnë çdo produkt me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget spërkatja e tyre me spërkla dhe gjithashtu çdo produkt të preket me doreza një përdorimshe.
Ndërkohë disa qytetarë të ndryshëm janë drejtuar tek Drejtoria e Shërbimit Social për të kërkuar pako ushqimore pasi rezervat e tyre kanë mbaruar dhe nuk kanë më asgjë çfarë të konsumojnë.
Njërëzit janë dyndur duke kërkuar ushqime ndërkohë që policia ka ndërhyrë për ti shpërndarë duke debatuar me qytetarët.