AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Qeveria merr vendimin, ja ku do të ngrihet ‘Spitali i luftës’. Ahmetaj ‘grindet’ me Ramën: Ta bëjmë për 15 ditë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe i ngarkuari me menaxhimin e emergjencave Arben Ahmetaj vizituan pak minuta më parë një qendër e cila do të shërbejë si spital për pacientët me koronavirus në rast nevoje.

Pavarësisht se kryeministri nuk e bën të ditur vendin se ku do të ngihet ky institucion i ri i kujdesit shëndetësor, Faxweb.al mëson se do të jetë pranë ambjenteve t ëish-universitetit privat, “Kristal”.

“ NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK

#TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Rama krah videos.

Manastirliu nga ana e saj tha se pas funksionit të përkohshëm të saj për paciantët me koronavirus, qendra do të shërbejë për studentët e mjekësisë në të ardhmen.

Rama kërkoi 30 ditë kohë për të përfunduar procesi i rikonstruksionit të saj, ndërsa Ahmetaj e përgjysmoi kohën duke thënë se praktika e lejon që të përfundojë për 15 ditë.

“Shumë mirë është në kushte. Kemi menduar se çdo akt të ketë një striuktur infermierie, një farmaci, një imazheri bazë, një laborator që të maten parametrat. Ndërkohë do të bëhet edhe instalimi i higjenës. Brenda një afti 20 ditor do fillojmë punën për ndërtimin”, thaManastirliu.

nti

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *