Video e një çifti të moshuarish në Britani po bën xhiron e rrjetit. Xhek dhe Elsi kishin rreth katër muaj pa u parë dhe takimi i tyre ishte shumë emocionues.
Në video shihet Elsi në pritje të bashkëshorti të saj Xhek. Ky i fundit, i rënduar nga vitet e tepërta mbi supe dhe sëmundja, nuk arrin dot të lëvizë, por buzëqesh pakëz kur dëgjon zërin e bashkëshortes së tij, e cila e thërriste e përmalluar.
Elsi e përlotur thërret vazhdimisht emrin e tij. “Xhek, Xhek, jam unë Elsi”, i thotë e moshuara dhe i dhuron një puthje të lehtë në ballë, ndërsa kjo video e tyre ka thyer zemrat e të gjithëve.
Vitet nuk kanë arritur ta zbehin dot dashurinë e tyre…
Watch the emotional moment elderly couple is reunited after four months apart pic.twitter.com/DlPiBWlUKT
— The Sun (@TheSun) March 31, 2020
(E.K/Faxweb.al)