Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Putin dhe Bashar Al Assad tallen me Donald Trump: Sikur të kthehej në rrugën e duhur…

Presidentët Vladimir Putin dhe Bashar Al Assad kanë shfrytëzuar takimin mes tyre për t’u tallë me Donald Trump.

Teksa Putin zhvilloi një vizitë surprizë në Siri, ku bisedoi me homologun Assad rreth zhvillimeve të fundit në vend, në një moment ai diskuton me Bashar Al Assad për një histori të Biblës. Historia bën fjalë për konvertimin e Saulit në të krishterë gjatë rrugës së tij për në Damask.

Më pas, në histori, Zoti godet persekutorin e krishterë, i cili kurohet dhe kthehet në rrugën e besimit. Ky moment ka shërbyer për Assad që me ironi të thotë që edhe Trump duhet të udhëtojë drejt Damask për t’u kthyer në rrugën e duhur.

“Sikur të udhëtonte dhe Trump drejt Damaskut, do të kthehej në rrugën e duhur”, tha ai. Lideri i Rusisë, Putin qeshi pas batutës së Assad dhe e shtyu këtë të fundit që t’i dërgonte një ftesë Donald Trump që të vizitonte Sirinë.

“Jam gati ta ftoj”, iu përgjigj Assad, ndërsa Putin shtoi se edhe ai do të bënte çmos që ta bindte Trump.

“Do t’i them atij”, u shpreh Vladimir Putin. Video u filmua nga një gazetar rus teksa liderët e Rusisë dhe Sirisë po zhvillonin një vizitë në një Kishë Ortodokse greke dhe më pas u publikua në rrjetet sociale.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *