Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Ungrej në Lezhë.
Shembja e urës ditën e sotme ka krijuar mjaft probleme në qarkullimin e banorëve të zonës duke e izoluar një pjesë të tyre. Ura në fjalë lidh Kalivaçin, Gjobardhin, Zimaj duke shkuar deri në Kaftall të Pukës, një zonë ku banojnë rreth 150 familje.
Reshjet intensive gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të nivelit të prurjeve të lumenjve pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Shumë toka janë përmbytur tashmë, ndërkohë që situatë mund të përkeqësohet pasi reshjet e shiut priten të rikthehen ditën e nesërme.