AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Policia jep njoftimin zyrtar për ekstradimin e Arbër Çekajt, i mbulon fytyrën biznesmenit

Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyratr mbi ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania, i cili është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

PoIicia ka publikuar edhe pamjet të ekstradimit të 39-vjeçarit dhe siç shihet ka mbuluar fytyrën e tij.

“Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes

Shtetasi A.Ç. (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.”- njofton zyrtarisht policia.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *