AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Video po përgatitet”, Meta i përgjigjet me urgjencë Xhafajt: Skandaloz presioni politik

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njëherësh dhe hartues i Reformës në Drejtësi, në lidhje me përplasjen e fundit mes presidencës dhe mazhorancës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Xhafaj pyeste se ”nuk dimë se kë Vitore Tusha të besojmë, atë që ka votuar Arta Vorpsin në KED, apo atë që nxjerr emrin e Xhaferllarit në faqen ëeb të Gjykatës Kushtetuese”.

Meta e cilëson këtë si presion politik dhe se është skndaloze. Po ashtu Meta shton se i vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi,

Meta e bëri të qartë se ‘nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton Dvoranin nga përgjegjësia e rëndë penale’, ndërkohë që rikujtoi videon që ka paralajmëruar se do të publikojë javën që vjen.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”– shkruan Meta.

Më herët ish-ministri socialist ka sulmuar në mënyrë direkte dhe Marsida Xhaferllarin, që sipas tij nuk plotëson kriteret për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila si kryeinspektore e KLD-së e degradoi sistemin.

Xhafaj shprehet se presidenti në këtë rast nuk ka të drejtë, pasi ka qenë Komisioni i Venecias ai që ka parashikuar afatet kohore për propozimet në Gjykatën Kushtetuese, të cilat duhet pranuar.

Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur.

(M.Q/Faxweb.al)
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *