Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni i mandatuar nga listat e LSI-së ka kërkuar mbledhjen Komisionin e Sigurisë Kombëtare pasi përflitet se do të ketë atentate dhe ndaj politikanëve.
Nga foltorja e Kuvendit ai tha se po organizohen celula me spnajperistë për të trazira dhe eleminime fizike.
“Nga e gjeti Ilir Meta informacionin se në 30 qershor do të ketë trazira? Në korridore përflitet për atentate ndaj politikanëve. Po përgatiten celula me snajpera për të vrarë. Më tha një gazetar ata kanë snajpera do t’ju vrasin të gjithëve. Duhet të mblidhet komisioni i Sigurisë Kombëtare. Se çfarë informacioni ka për destabilitet në 30 qershor”, deklaroi Gjoni.