Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Po e them se më provokoi Preçi”, Ylli Manjani për KÇK: Është si puna halli im p*llon tatin

Kjo e enjte shënon ngritjen e Prokurorisë speciale, SPAK. Të tetë anëtarët e parë të saj u betuan përpara presidentit Ilir Meta. Pasdite anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhën Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Por ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron se nëse qeveria çon deri në fund nismën anti KÇK, “atëherë natën e mirë SPAK”.

“Më provokoi Preçi në fakt me këtë çështjen politike apo jo, ata siç janë zgjedhur i bie se nuk janë të asnjë krahu politik. Ka një gjë që duhet ta saktësojmë. E para një pjesë e mirë e informacionit shkon nga qeveria. E dyta nëse nisma e kryeministrit për KÇK shkon deri në fund, natën e mirë SPAK-ut. Sepse ku ka SPAK që heton kryeministrin pas kësaj mo?

A ke lexu ligjin e KÇK, e ke lexu ligjin se do ta bënin dhe akt normativ ata po ndodhi tërmeti… Ai ligji i KÇK është që nëse mua nuk më pëlqen prokurori për çështjen që ke nis ministri i drejtësisë ose ministri i brendshëm…Ligji i KÇK nuk po flas për ligjin e SPAK-ut po për ligjin e KÇK është si puna e hallit, halli im p*llon hallin tat, ky është i gjithë muhabeti. Ai me akt normativ qeveria po të hedh poshtë kushtetutën dhe kjo është një gjë e papranueshme…unë po them ca është artikuluar deri më sot nuk është në fuqi…”, tha ish ministri Manjani.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *