Te Gjitha

Video po bën xhiron e rrjetit/ Trump ishte nisur drejt helikopterit, harron zonjën e parë Melanian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shquhet për kryerjen e gjesteve dhe veprimeve të cilat përfundojnë në faqet e para të gazetave dhe që bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa së fundmi ka bërë një tjetër ‘gabim’ për të cilin nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm.

Ai po i drejtohej drejtohet helikopterit presidencial “Marine One”, i cili ishte bërë gati për transportimin e çiftit presidencial, kur është kujtuar se me vete kishte edhe bashkëshorten e tij.

Me një çadër në dorë në fushën e gjelbër, Trump drejtohet për tek helikopteri ndërsa krah tij mungon zonja e parë e SHBA-ve. Ndërsa pasi ka bërë disa metra, presidenti është kujtuar për bashkëshorten e tij dhe ka ndaluar për ta pritur.

Pas kësaj shfaqet zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, që shoqëron Trump drejt mjetit fluturues ndërsa edhe ajo mban vetë në dorë një çadër të hapur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *