Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia pranë një lokali ku edhe ka nisur debati.
Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA nga një qytetar, ky i fundit shprehet se zënka nisi në lokal dhe më pas ka vazhduar jashtë ambienteve te tij.
Nga pamjet shihet se është një grup i madh njerëzish dhe se mes tyre ka ndërhyrë policia. Situata është e tejet e acaruar pasi edhe policia nuk po e qetëson dot situatën.
Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.
Qytetari tregon se pas kësaj policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.
Qytetari tregon:
“Sherr ne vlore te lagjia pavarsia. Debati ka nisur ne nje lokal. Policia ka shoqeruar ne polici disa persona.”