Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Plas grushti në foltoren e Kuvendit të Serbisë, ministri i Brendshëm rreh deputetin

Një icident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukovic.

Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukovicit se si nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve.
“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.

Madje ai i bëri me dije Stanivukokvicit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.

E kur Stanivukovic iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë. Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë.

Kujtojmë që Stanivukovic kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s, e gjatë diskutimit për reformat e programit, i është ofruar Millorad Dodikut dhe Radovan Vishkovicit mbi të cilët i hodhi flamujt.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *