Tre vajza të reja janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, konkretisht te zona e currilave.
Nuk dihet arsyeja që coi në përdorimin e dhunës mes femrave, por sicc shihet dhe nga videoja e mëposhtme dy nga vajzat godasin fort një tjetër që ndodhet brenda në makinë.
Ato nuk mjaftohen vetëm me goditjen në makinë, por e tërheqin zvarrë jashtë makinës Smart dhe e përplasin përtokë.
Është dashur ndërhyrja e një djalë që të qetësojë sado pak vajzat të cilat i kishte rrëmbyer euforia.
Një skenë, e cila nuk është shkëputur nga asnjë film aksion, ëshët filmuar në zonën e Currilave në Durrës.