Ka mbërritur në spitalin e Traumës policët e plagosur ditën e sotme në Mamurras pas një konflikti me armë mes policëve dhe shtetasit Nikoll Vorfi.
Personi që shihet me karrocë duke u futur te spitali i Traumës është punonjësi i policisë Ilir Zeka, ndërsa punonjësi tjetër i policisë i plagosur në Mamurras, Flamur Lleja është personi që shihni duke u transportuar me barrelë.
Ambulancën e ka shoqeruar drejt spitalit të Traumës Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.
“Njëri prej të cilëve vetëm pak minuta më parë mbërriti në spitalin e Traumës. Ambulanca shoqerohej nga drejtuersi i Policisë së Shtetit, Gjovalin Gjoka. Në Mamurras kanë mbërritur Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Me mbërritjen e tyre, qyteti i Mamurrasuit është kthyer në një zonë që ngjan me një shtetrrethim. Menjëherë pas ngjarjes është krijuar një grup hetimor. Është efektivi i Policisë David Magani, efektivi që ka shkrepur armët. Ajo që dimë deri më tani, ngjarja ka nisur pasi punonjësit e Policisë së shtetit kanë ndaluar një person të njohur si Nikoll Vorfi dhe ka pasur një debat mes tyre. Punonjësi i policisë David Magani ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt tij duke plagosur dhe 2 kolegët e tij. Një nga policët mbërriti në spitalin e Traumës,” raportoi gazetari Fatjon Gjinaj nga spitali i Traumës.
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Mamurrasit, në të cilën u përfshinë 3 efektivë të policisë dhe shtetasi Nikoll Vorfi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, efektivi David Magani është ai që është përplasur me Nikoll Vorfin dhe më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Vorfin por edhe dy kolegët e tij, Flamur Lleja dhe Ilir Zeka. Ky ishte reagimi zyrtar i Policisë disa orë pas ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al))